Mbërritën në Itali, Abetaret dhe librat e Gjuhës Shqipe, tekstet shkollore falas të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Postën Shqiptare. Puna për shpërndarjen sa më shpejt sipas shkollave të gjuhës shqipe atje, ka filluar.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar tekste falas për mësimdhënien në Diasporë në Angli, Kroaci, Turqi, Greqi, SHBA, Itali, Poloni, Ukrainë, Belgjikë, Rumani, Çeki, Slloveni.

Deri më tani ka nisur procesi i shpërndarjes në SHBA dhe Itali.