Më 16 korrik 1895 u botua numri i parë i gazetës “Shqiptari” në Bukuresht, Rumani, nga Bashkësia Shqiptare. Gazeta “Shqiptari” (Bukuresht, 1888-1903), nën drejtimin e Nikolla Naços, ishte ndër më të rëndësishmet në historinë e shtypit shqiptar. Nikolla Naço, ka qenë veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare. I lindur në qytetin e Korçës, qysh i ri mërgoi në Egjipt e pastaj në Rumani. Ai mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës.