Miratohet Kalendari i Ri i Punës 2020-2021 i Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

Miratohet Kalendari i Ri i Punës 2020-2021 i Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

Sot, në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, vijoi mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i cili është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.

Gjatë kësaj mbledhjeje u përcaktua dhe u miratua “Kalendarit i Ri i Punës 2020-2021 i Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën”.

Në mbledhje ishin të pranishëm: znj. Shqipe Gashi-Ramadani, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; znj. Feime Llapashtica, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Ymer Avdiu, anëtar, Ministria e Punëve të Jashtme (Divizioni për Diasporën), Republika e Kosovës; znj. Anila Ferizaj, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën), Republika e Shqipërisë.

Kjo mbledhje u zhvillua, duke respektuar të gjitha masat e marra për mbrojtjen ndaj Covid-19.