Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën ku mori pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, i cili prezantoi drejtuesin e ri të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën, drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte miratimi i literaturës plotësuese të gjuhës shqipe, të cilat do t’u vijnë në ndihmë fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në Diasporë.
Grupi i punës i ngritur me urdhër të ministrit pranë QBD-së paraqiti 10 propozime bazuar në kriterin e cilësisë përmbajtjesore dhe estetike duke iu përmbajtur grupmoshave dhe nivelit të njohurive më gjuhën shqipe.
Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miratoi një pjesë të listës së propozuar dhe sugjeroi shtimin e disa titujve të tjerë.