Në korrik të vitit 1621, kleriku dhe shkrimtari shqiptar, Pjetër Budi u emërua ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës, ndërsa një vit më vonë e nisi misionin e tij ipeshkёvnor në Shqipëri, ku kryesisht zhvilloi aktivitete të natyrës atdhetare e politike. Veproi për kauzën shqiptare, në një situatë politike teje të vështirë, duke synuar lirimin e popullit nga pushtimi e trysnia turke. Në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar lumin Drin, humbi jetën. Vdekja e tij tragjike mbetët një enigmë.
Vepra e parë e ipeshkvit shqiptar Pjetër Budit qe “Doktrina e Krishterp” që është përkthim i katekizmit të Shën Boberto Bellarminit, botuar në Romë në vitin 1618. Disa prej poemave janë përkthim nga latinishtja ose italishtja mirëpo një pjesë e mirë janë origjinale. Nga aspekti letrar, më shumë se katekizmit, janë me interes 53 faqet e poemave fetare, që përbëjnë shembullin e parë të poezisë në dialektit Gegë. Disa prej poemave janë përkthim nga latinishtja ose italishtja mirëpo një pjesë e mirë janë origjinale.
Disa botime tjera të Imzot Budit qenë: Rituali Romak, një përmbledhje me ritin e Meshës, të sakramenteve të ndryshme, të lutjeve e komenteve të pjesëve biblike në gjuhën shqipe. Pastaj kemi edhe një përmbledhje prej 16 faqesh mbi shpjegimin e Ritit të Meshës. Po vepra më e njohur e imzot Pjetër Budit është “Pasqyra e të Rrëfyemit”, përkthim e adaptim i veprës “Speculum Confessionis” e Emerio de Bonis.
Imzot Pjetër Budi është poeti i parë shqiptar që shkroi vargje, afër 3.300 rreshta vargjesh fetare në kuartinë me rimë të alternuar.