Tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë, të cilat u dërguan nga Qendra e Botimeve për Diasporën të mërkurën e shkuar për në SHBA, nën kujdesin e veçantë të ambasadës shqiptare atje, kanë filluar të shpërndahen në të gjitha shkollat shqipe në SHBA, si në: Masaçutes, Florida, Miçigan, Nju-Xhersi, Nju-Jork, Konektikat, Filadelfia, Teksas, Çikago etj.

Kjo fushatë e shpërndarjes së librave falas mbyll rrugëtimin e saj të dielën, më 22 shtator, në një ceremoni të veçantë në shkollën “Children of the Eagle” në Nju-Roshell, SHBA.