Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtor të jashtëm, gazetar kulture, për ngritjen e redaksisë së revistës letrare “Letra nga Diaspora” .

Gazetari duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se dhjetë vite në fushën e gazetarisë;
  • Të ketë përvojë të mëparshme si drejtuese në pozicione të ngjashme;
  • Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale;
  • Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
  • Njohuri të posaçme në komunikim dhe aftësi të mira në individualizimin e informacionit.
  • Të jetë specializuar si gazetar kulture.

 

Detyrat:

  • Leximi dhe vlerësimi i artikujve përpara botimit;
  • Planifikimi i përmbajtjeve për t’u botuar dhe ndërveprimi me autoritetet mësipërm për miratim;
  • Të përgatisë artikujt e revistës;
  • Të sigurojë që afatet kohore respektohen;
  • Të sugjerojë ndryshime në projekte kurdoherë që është e nevojshme;
  • Koordinimi i punëve në departamente të ndryshme në çdo moment që ndërhyrja e tij/saj është e nevojshme;
  • Të sigurojë që imazhi i revistës të jetë në lartësinë e duhur.

 

Kandidatët për gazetarë duhet të dorëzojnë CV-në dhe këto dokumente (fotokopje:  e diplomës së shkollës së lartë, e librezës së punës, e dokumentit të identitetit dhe dëshminë e penalitetit) pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe në adresën e email-it info@qbd.gov.al, brenda
datës 17.07.2020, ora 13:00.

Faleminderit!