Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtor të jashtëm, ilustrator, për ngritjen e redaksisë së revistës letrare “Letra nga Diaspora” .

 Ilustratori duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Kualifikime, preferohet njohje në programet kompjuterike: AdobePhotoshop, Page Maker, Illustrator, Indesign, CorelDraw. Flash; Adobe Premiere, After Effects 3D design, 3Dmax; Programe webdesign: Html, Java Script etj.;
  • Eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet;
  • Të jetë kreativ, të ketë sa më shumë ide;
  • Të paraqesë një portofol me punime të ndryshme.

 

Detyrat

  • Ilustrimi i rubrikave të revistës;
  • Zhvillimi i ideve dhe koncepteve kreative dhe gjetja e zgjidhjeve te përshtatshme për të përmbushur kërkesat e botimit;
  • Të menduarit kreativ për të prodhuar ide dhe koncepte të reja.
  • Demostrimi i aftësive ilustruese me skica të përafërta.

 

Kandidatët për ilustrator duhet të dorëzojnë CV-në dhe këto dokumente (fotokopje:  e diplomës së shkollës së lartë, e librezës së punës, e dokumentit të identitetit dhe dëshminë e penalitetit) pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe në adresën e email-it info@qbd.gov.al, brenda
datës 17.07.2020, ora 13:00.

Faleminderit!