Shpallje për pozicion të lirë pune pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën

Shpallje për pozicion të lirë pune pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën

Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” konkursin për pozicionin:

  • Teknik i mesëm në Sektorin e Financës dhe shërbimeve Mbështetëse pranë QBD-së

Kategoria e pagës për këtë pozicion është VI.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  1. Administron dhe menaxhon vlerat materiale të institucionit në bazë të udhëzimeve të brendshme dhe dispozitave ligjore në fuqi;
  2. Merr në dorëzim me procesverbal të gjitha vlerat materiale që hyjnë në magazinë;
  3. Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale dhe dokumentacionit përkatës;
  4. Evidenton në kartelat e magazinës fletëhyrjet dhe fletëdaljet dhe bën rakordimin e tyre me kartelat e llogarisë;
  5. Harton sipas rregullave fletëhyrjet dhe fletëdaljet përkatëse në dy kopje, njërën prej të cilave ia dorëzon financieres së bashku me dokumentacionin shoqërues, si dhe dorëzon pasqyrat e konsumit të materialeve brenda datës 10 të çdo muaji;
  6. Kryen rakordimin e duhur në fund të çdo muaji;
  7. Furnizon punonjësit me materiale pune sipas kërkesës së tyre;
  8. Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e vlerave materiale që ka në ngarkim;
  9. Kryen në fund të çdo viti në bashkëpunim me financieren inventarin e vlerave ekonomike dhe materiale në përputhje me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984, “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar;
  10. Raporton dhe përgjigjet tek eprori direkt për të gjitha detyrat e kryera;
  11. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të kenë përfunduar arsimin e mesëm.

b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Jetëshkrimi CV;

Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 17.03.2020, pranë Zyrës së Protokollit të QBD-së.

Në datën 18/03/2020, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën, listat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri mbi Ligjin nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”;

– Njohuri mbi VKM nr. 469, date 26.07.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) do të shpallë fituesin në faqen zyrtare. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it).