Publikohet numri i ri i revistës “Haemus”, një revistë shkencore, kulturore dhe enciklopedike evropiane, themeluar në Bukuresht në vitin 1998 nga autorët shqiptarë me banim neë Rumani, Kopi Kyçyku dhe Ardian Kyçyku. Revista boton me përparësi materiale shkencore, akademike, kulturore dhe artistike, të vlerësuara e të njohura nga institucione dhe qarqe akademike evropiane e më gjerë. Në faqet e saj përfshihen studime, poezi, ese, prozë, dramaturgji, artikuj shkencorë, përkthime, portrete, njoftime kulturore.

Organ i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus”, Revista Hæmus del mesatarisht me 4 numra në vit si dhe me një, ose dy Shtojca Haemus Plus, në gjuhët shqip e rumanisht, por edhe me përmbledhje, ose materiale të plota në gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rusisht, turqisht, bullgarisht etj.

Ky numër sjell një sërë emrash të njohur të letrave, si: Arian Leka, Ndue Ukaj, Mariklena Niço, Shqiptar Oseku, Ardita Jatru, Jozef Radi, Uran Butka etj., si dhe  një sërë autorësh rumunë.

Shfleto përmbajtjen e revistës “Haemus”