Tashmë mësuesit shqiptarë në Diasporë kanë në dispozicion një dokument të plotë, udhëzuesin “Për mësimdhënien në Diasporë”.

Ky manual i hartuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën është një dokument informues i ndryshimeve ligjore, akteve dhe shkresave me rëndësi në mbështetje të mësuesve dhe mësimdhënies në Diasporën shqiptare. Ai synon të paraqesë ecurinë e deritanishme të politikave shtetërore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e statusit të shkollave shqipe dhe të mësuesve në Diasporë.

Ky udhëzues është një tregues i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta për Diasporën nga Komisioni i Përbashkët ndërshtetëror, në zbatim të Marrëveshjes së Përbashkët mes institucioneve përgjegjëse të dy vendeve.

Shfleto: Udhëzuesi për Mësimdhënien në Diasporë 2019