Ky pyetësor bëhet nga Qendra e Botive për Diasporën dhe shpërndahet në të gjithë botën ku jetojnë pjestarë të Diasporës shqiptare, për të parë se si organizohet mësimi i gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare dhe mësime të tjera në gjuhën shqipe.
Pyetësori mbledh të dhëna për programin arsimor që ofrohet; burimet arsimore dhe njerëzore; mësuesit; përdorimi i teknologjisë moderne dhe pengesat në këtë fushë; kontaktet e shkollës me ambasadat shqiptare dhe institucionet shqiptare të vendlindjes; disa cështje pedagogjike dhe administrative.
Pyetësori mund të plotësohet nga mësuesit, udhëheqësit e komunitetit, aktivistët, madje edhe nga prindërit. Nuk kërkohet më shumë se 30 minuta kohë për t’u plotësuar. Nëse nuk keni përgjigje të saktë për ndonjë pyetje, jepni nje përgjigje të përafërt, ose na shkruani në: info@qbd.gov.al
Pyetesori_QBD