Dalin nga shtypi edhe 18 tituj të rinj të serisë klasikët dygjuhësh, seri e cila tashmë ofrohet e plotë edhe online, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën në ndihmë të fëmijëve të diasporës.

Librat, të përzgjedhur me kujdes, janë me ilustrime të bukura e tërheqëse, me një shqipërim mjeshtëror dhe të përshtatur për fëmijët e grupmoshës 5-8 vjeç.

Librat përveçse për fëmijët, këshillohen të përdoren edhe nga mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë, si një alternativë shtesë për ta bërë orën e mësimit më të pasur dhe më argëtuese, duke ndikuar  në pasurimin e fjalorit dhe të shprehive në gjuhën shqipe te fëmijët dhe duke nxitur interesin e dashurinë për gjuhën shqipe.

Shfleto online 👉 https://qbd.gov.al/libra-per-femije/

Titujt e sapodalë 👇

“Piter Pan/Bukuroshja e fjetur” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)
“Rosaku i shëmtuar / Kësulëkuqja” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)
“E bukura dhe Bisha / Ujku dhe 7 kecat” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)
“Sirena e vogël / Udhëtimet e Guliverit” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)
“Libri i xhunglës / Tre derrkucët” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)
“Ushtari prej plumbi / Borëbardha” (shqip-italisht; shqip-greqisht;  shqip-anglisht)