QBD-ja prezanton Katalogun e Botimeve ministrit të Shtetit për Diasporën

QBD-ja prezanton Katalogun e Botimeve ministrit të Shtetit për Diasporën

Sot në dyvjetorin e saj, Qendra e Botimeve për Diasporën, drejtuar nga znj. Mimoza Hysa mirëpriti Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, për të prezantuar Katalogun e parë të Botimeve të Qendrës, i cili përfshin mbi 50 tituj si dhe gjithë punën dyvjeçare të Qendrës.

“Me këtë katalog, dëshmohet dhe merr formë  e gjithë puna e Qendrës sonë. Vetë titujt  e botimeve  janë tregues të fokusit të institucionit: mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë, me qëllim ruajtjen e identitetit shqiptar”, u shpreh ndër të tjera znj. Hysa teksa vijoi me prezantimin e të gjitha botimeve dhe veçanësitë e tyre.

  1. Majko vlerësoi veçanërisht botimin më të rëndësishëm të QBD-së, “Tregimet të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, një vepër, e cila përcjell vlera kombëtare sa i takon gjuhës dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Në vijim u diskutuan puna e mëtejshme dhe projektet e ardhshme të QBD-së, si dhe ide të reja për të qenë më afër dhe në dobi të Diasporës.

Shfleto katalogun.