Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion falas për shkollat shqipe në Diasporë tekstin shkollor “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1”. Teksti është hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike. Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, në vitin 2011 dhe është përgatitur për fëmijët e klasës I-III. Me anë të tij, fëmijët shqiptarë do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip; do të mësojnë për historinë e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve etj.

Ky tekst vjen i rishikuar dhe i përmirësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Për ta shkarkuar ose shfletuar librin, kliko këtu.