QBD/ Mbahet takimi i radhës i Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën

QBD/ Mbahet takimi i radhës i Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën

Sot, në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, drejtuar nga znj. Mimoza Hysa, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm: Kryetari i Këshillit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha, anëtarët e Këshillit: prof. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme; znj. Anila Ferizaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe znj. Ada Ilia, Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën diskutoi mbi mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë , nevojat dhe kërkesat që kanë shkollat lidhur me mësimdhënien dhe miratoi në parim listën e teksteve shkollore për mësimin plotësues në Diasporë për vitin shkollor 2021-2022.