Sot më datë 4 dhjetor, Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i cili po mbahet prej dy ditësh në Tiranë, diskutoi për paketën e dokumenteve dhe procedurat e zhvillilit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën. Gjatë këtij diskutimi dyditor Komisioni u ndal në disa çështje të rëndësishme, si:
1. Pjesëmarrësit në konkurrim;
2. Afatet e konkurrimit;
3. Dokumentacionin e nevojshëm për konkurrim;
4. Hapat që do të ndiqen për pranimin e teksteve në konkurrim;
5. Mënyrën e vlerësimit të teksteve;
6. Çmimin e teksteve;
7. Shpalljen e listës paraprake të fituesve;
8. Fazën e ankimimit të vendimit;
9. Shpalljen e listës përfundimtare të teksteve mësimore për Diasporën;
10. Detyrimet e distributorëve/ shtëpive botuese;
11. Shpërndarjen e teksteve etj.
Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”, koordinohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.