QBD/ Nisen sot në Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë tekstet shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

QBD/ Nisen sot në Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë tekstet shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Nisen sot në Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë dërgesat e para me tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
3395 tekste shkollore “Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3) të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, janë adresuar, përkatësisht në: Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik për Greqinë (1222 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe Konsullatën Shqiptare në Mynih për Gjermaninë (1353 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bernë të Zvicrës (580 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bruksel të Belgjikës (240 tekste gjithsej).
Të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.
Tekstet mësimore dhe literatura plotësuese janë siguruar dhe botuar nga QBD-ja në përmbushje të kërkesave të dërguara nga shkollat shqipe në Diasporë dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 448, datë 22.07.2021, për “Miratimin e çmimeve dhe të kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2021-2022”.