Nisen sot në Itali, Turqi,  Austri, Hungari, Spanjë, Kanada dhe Çeki dërgesat me  tekste shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
4106 tekste shkollore “Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3) të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, janë adresuar, përkatësisht në: Ambasadën Shqiptare në Romë, Konsullatën Shqiptare në Milano, Konsullatën Shqiptare në Bari për Italinë (1763 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Ankara të Turqisë (1560 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Vjenë të Austrisë (338 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Budapest të Hungarisë (30 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Madrid të Spanjës (55 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Otava të Kanadasë (330 tekste gjithsej);  Ambasadën Shqiptare në Pragë të Çekisë (30 tekste gjithsej).
Të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.
Tekstet mësimore dhe literatura plotësuese janë siguruar dhe botuar nga QBD-ja në përmbushje të kërkesave të dërguara nga shkollat shqipe në Diasporë dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 448, datë 22.07.2021, për “Miratimin e çmimeve dhe të kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2021-2022”.