Qendra e Botimeve për Diasporën zhvilloi online mbledhjen e bordit të revistës letrare “Letra nga Diaspora” ku morën pjesë: z. Bashkim Shehu (shkrimtar në Diasporën shqiptare në Spanjë), z. Lindita Arapi (shkrimtare në Diasporën shqiptare në Gjermani), z. Durim Taçi (shkrimtar në Diasporën shqiptare në Itali), z. Rudolf Marku (shkrimtar në Diasporën shqiptare në Angli), znj. Persida Asllani (Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë), znj. Arta Marku (kryeredaktore e revistës) dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporë, znj. Mimoza Hysa.
Në këtë takim u diskutua mbi numrin e parë të revistës “Letra nga Diaspora” dhe numrin e dytë që po përgatitet.
Znj. Mimoza Hysa i prezantoi bordit projektin e revistës dhe kryeredaktorja, znj. Arta Marku, prezantoi përmbajtjen, rubrikat, autorët dhe krijimtarinë e përzgjedhur për numrin e dytë. Ashtu si numri i parë i saj, edhe numri i dytë do të përmbajë rubrikat: “Dialog”, “Dossier”, “Letrat”, “Nonfiction”, “Urat”, “Përtej letërsisë” dhe “Botimet e reja”.
Anëtarët e bordit e vlerësuan punën e bërë nga QBD-ja dhe redaksia e revistës, parashtruan sugjerimet e tyre për rubrika të veçanta, si dhe  për mënyrën e promovimit dhe shpërndarjes.