Për herë të parë, të gjithë mësuesit dhe Shkollat e Gjuhës Shqipe në Diasporë përfitojnë falas shërbimin e mësimdhënies në distancë përmes Platformës Digjitale “Schoolme”, mundësuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Përmes këtij shërbimi, mësuesit do të kenë mundësi të rrisin cilësinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të krijojnë një forum të përbashkët komunikimi dhe shkëmbimi informacioni.

Platforma mundëson shpjegimin e lëndëve të ndryshme në gjuhën shqipe nga mësues të kualifikuar, duke pasur në dispozicion video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, për një shtjellim më të thelluar dhe më të përditësuar të të gjitha temave mësimore të renditura sipas programit shkollor të miratuar nga institucionet arsimore përgjegjëse të Shqipërisë dhe Kosovës.

Programi bashkëkohor i sistemit publik arsimor të dy vendeve plotësohet nga mijëra video të tjera të zhvilluara nga institucione ndërkombëtare arsimore e shkencore, për të thelluar dhe sinkronizuar programin shqiptar me informacione dhe metoda bashkëkohore të shpjegimit.

Përmes kësaj platforme, Qendra e Botimeve për Diasporën, do të ndihmojë në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet për komunitetet shqiptare në Diasporë.

Mëso më shumë.