Në përvjetorin e parë të funksionimit të saj, Qendra e Botimeve për Diasporën përuroi botimin e fjalorëve dygjuhësh për fëmijë: shqip-anglisht; shqip-italisht; shqip-greqisht dhe shqip-ukrainisht. Fjalorët do të ofrohen falas për fëmijët në Diasporë me qëllim mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit.