Agjencitë përgjegjëse të Diasporës kanë raportuar punën e tyre gjatë vitit 2020 para nënkomisionit për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje u vlerësua se baza veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës” 2021-2025 që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Ministri i Shtetit për Diasporën ka raportuar në nënkomisionin parlamentar të Diasporës në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me realizimet e institucionit të tij dhe agjencive në varësi përsa i përket ecurisë së punës përgjatë vitit 2020 dhe objektivave për vitin e ardhshëm. Më pas agjencitë e diasporës raportuan mbi veprimtarinë e tyre vjetore.
Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën znj.Mimoza Hysa tha se brenda vitit 2020 janë botuar, siguruar dhe shpërndarë rreth 18 000 tekste mësimore dhe plotësuese në 22 vende të botës. Ky proces është kryer brenda muajit shtator të këtij viti.
“Botime dygjuhësore janë në thelbin e strategjisë së Qendrës së Botimeve për Diasporën. Janë botuar 9 fjalor në 9 gjuhë në vendet ku ka më shumë prezencë të shqiptarëve dhe kështu botimin e serisë së përrallave klasike, 14 përralla në dy gjuhë. Të shkarkueshme online janë 21 tekste dhe nëntë fjalorë”, bëri të ditur znj. Hysa.
Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën bëri të ditur se po përgatitet botimi dygjuhësh i dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të Moçme Shqiptar” të Mitrush Kutelit, si dhe po përgatitet botimi i revistës së parë letrare “Letra nga Diaspora”.
Për të shfletuar raportin e plotë të Qendrës së Botimeve për Diasporën klikoni këtu: