Revista elektronike “Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë” ju informon mbi kuadrin rregullues ligjor, për funksionimin e këtij Këshilli që është një strukturë konsultative për çështjet e arsimit shqip në Diasporë, e cila funksionon pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Mësuesit shqiptarë në Diasporë, me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë do të kenë tashmë, një mekanizëm në dhënien e opinioneve profesionale për arsimin shqip në Diasporë dhe për organizimin e mësuesve, të cilët punojnë në distancë nga vendlindja, duke i shërbyer mbrojtjes së identitetit dhe kulturës kombëtare.
Revista është e shfletueshme online këtu