Robert Elsie, një trashëgimi për gjuhën shqipe e shqiptarët

Robert Elsie, një trashëgimi për gjuhën shqipe e shqiptarët

Albanologu i mirënjohur Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes e studiues, në faqen e tij të internetit ka lënë një informacion të pasur dhe të mirëkujdesur për të dhe botimet e tij: libra, artikuj shkencorë, recensime dhe intervista. Shumica e këtyre teksteve mund të shkarkohen nga interneti në formatin PDF. Në këtë faqe, gjenden gjithashtu të dhëna të dobishme dhe të organizuara më së miri, për gjuhën, historinë artin e popullin shqiptar.

Një shembull i tillë është faqja kushtuar gjuhës shqipe, e cila u ofron dëgjuesve incizime zanore të shqipes nga rajonet e ndryshme të botës shqipfolëse e të dhëna të tjera. Mjaft e vlefshme jo vetëm për studiuesit e të pasionuarit me gjuhën, por edhe për mësuesit në shkollat shqipe në Diasporë, të cilët punojnë me nxënës nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe përballen me një larmi të folmesh.

Shfleto faqen e Robert Elsie kushtuar gjuhës shqipe 

Shfleto faqen e Robert Elsie