Roland Gjoza është mjaft i njohur në rrethet artistike në Tiranë e Prishtinë, ndër lexuesit e letërsisë dhe amatorët e filmit. Ai është poet lirik, prozator me një stil të veçantë dhe skenarist filmi. Në moshën 18-vjeçare botoi librin e parë “Mozaik”, një vëllim lirik që la mbresa në qarqet letrare të kohës për ndjenjat e holla e të brishta, si dhe imazhet e freskëta poetike që sillte. Pas mbarimit të Fakultetit Gjuhë-Letërsi, u emërua mësues në Pukë.
Pas disa vitesh në Veri, kaloi skenarist filmi artistik në Kinostudio, Tiranë, ku pati një veprimtari të gjatë e të frytshme. Disa nga filmat ku ai është skenarist, janë çmuar në festivalet dhe konkurset kombëtare. Filmi dokumentar “Të zhdukurit” me skenar të tij është nderuar me çmim të parë në Uashington. Është autor i rreth 20 librave të gjinive të ndryshme, romane, tregime e novela dhe poezi. Në vitin 2006 botoi në Tiranë vëllimin poetik “Bukë e verë” dhe në Prishtinë librin me tregime “Nord Mort”.
Prej vitesh, poeti e prozatori Roland Gjoza jeton familjarisht në Nju-Jork.

Filmografia:

“Edeni i braktisur”, 2002, skenarist
“Amigo”, 1994, skenarist
“Kanun”, 1992, skenarist
“Nata”, 1998, skenarist
“Vdekja e burrit”, 1991, skenarist
“Misioni përtej detit”, 1988, skenar
“Flutura në kabinën time”, 1988, ndihmës regjisor
“Rrethi i kujtesës”, 1987, skenarist
“Tri ditë nga një jetë”, 1986, skenarist
“Gjurmë në dëborë”, 1984, skenarist
Skenarist në mbi dyqind shfaqje e spektakle televizive dhe në mbi 120 dokumentarë.

Vepra letrare:

“Kush humbet atdheun është Shopen”, poezi (“Uegen”, Tiranë, 2019)
“Satirikon”, ese (“Uegen”, Tiranë, 2019)
“Tirana feliniane”, ese (Uegen, Tiranë, 2019)
“Njëzet Amerikat”, tregime (“Uegen”, Tiranë, 2019)
“Sofia Loren e zezë”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018)
“Dashuri me shikim të dytë”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018)
“Janush Kubati”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2018)
“Për shkak të vajzave nga Parisi”, tregime (“Uegen, Shtëpia e Librit dhe e Filmit”, Tiranë, 2018)
“Franc Baron”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2017)
“Gruaja që s’vë të kuq buzësh”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2016)
“Për Elizën”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2016)
“Koleksionisti i engjëjve”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2015)
“Ana Dolce et Gabbana”, tregime (“Uegen”, Tiranë, 2015)
“Nju Jork me kurdisje”, poezi (“Uegen”, Tiranë, 2015)
“Pikaso prej ajri”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2014)
“Zogjtë e Hiçkokut”, ese (“Uegen”, Tiranë, 2014)
“Qyteti i vogël”, roman (“Uegen”, Tiranë, 2012)
“La boheme”, roman (“Uegen”, Tiranë, 2011)
“Papijon”, roman (“Globus R.”, Tiranë, 2009)
“Shkalla”, roman (“Vini Graph”, Tiranë, 2009)
“Nord mort”, tregime (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2006)
“Bukë dhe verë”, poezi (“Globus R.”, Tiranë, 2006)
“Zero”, roman, Prishtinë (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2004)
“Virgjëresha”, roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2002)
“Darka mistike” roman (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2000)
“Tereza për Terezën”, roman (“Phoenix”, Tiranë, 1999)
“Perënditë̈”, tregime (“Aqtlash”, Tiranë , 1995)
“Mëkati”, roman (“Glob”, Tiranë, 1994)
“Romeo, Zhulieta dhe errësira”, tregime dhe novela (“Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve”, Tiranë, 1991)
“Harmonia”, tregime dhe novela (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1990)
“Kolombi i rremë”, tregime e novelë (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1989/ “Rilindja”, Prishtinë, 1991)
“Letra e një vajze”, tregime, novela (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1986)
“Njerëz të dashur”, skica dhe tregime (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1980)
“Hapësirë”, poezi (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1978)
“Mozaik”, lirika (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1970)