Si u vu në skenë “Otello” i Shekspirit sjellë në shqip nga Fan Noli dhe botuar nga “Vatra.
Më 7 Korrik 1923 në gazetën “Dielli” Faik Konica përshkruan suksesin e madh që pati vënia në skenë e veprës së Shekspirit “Otello” nga trupa e teatrit të Vatrës dhe bën një analizë të detajuar të lojës së trupës së aktorëve..
Shfaqja, regjisor i së cilës ishte vetë Faik Konica, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Vatrës dhe menaxher i “Diellit”, u prit me entuziazëm nga publiku.
“Otello” i Shekspirit, e para vepër klasike e sjellë në shqip, u përkthye nga Fan Noli 104 vite më parë dhe u shtyp nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”.

Mëso më shumë