SHBA, veshjet popullore shqiptare dhe Karleton Kuni
Veshjet popullore shqiptare paraqitur nga antropologu i njohur amerikan Karleton Kuni (Carleton S. Coon). Në foto bashkëshortja dhe djali i Profesorit të Antropologjisë në Universitetin e Harvardit në SHBA, Carleton Stevens Coon, me veshje popullore shqiptare.
Kuni bëri studime antropologjike në Gegni të Shqipërisë nga viti 1929 deri në vitin 1930. Studimet u publikuan nga Universiteti i Harvardit më 1950 në veprën studimore “The Mountains of Giants: A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Ghegs” (Malet e Gjigandëve: Një Studim Racor dhe Kulturor i Malësorëve Gegë në Veri të Shqipërisë). I ndihmuar nga autoritetet shqiptare të asaj kohe autori kreu studime antropologjike, matje të banoreve të Malësive Veriore, duke marrë të dhëna fizike, si përmasat e kafkës, ngjyra e syve, flokëve si dhe duke studiuar jetën dhe zakonet e jetës malësore.
Mëso më shumë.