“Edukata e Re” ishte një revistë pedagogjike e përmuajshme që botohej në vitet ’30 të shekullit XX.

Revista drejtohej nga një grup mësuesish dhe shtypej në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit, duke pasur në fokus pedagogjinë, didaktikën dhe gjuhën shqipe.

Lënda e saj trajtonte problematika të ndryshme të mësimdhënies, për të gjitha lëndët që jepeshin mësim në atë kohë, si: gjuhë, letërsi, edukatë, aritmetikë, dituri etj. Vëmendja kryesore i kushtohej çështjes kombëtare dhe problematikave gjuhësore.

Shfletimi i saj është jo vetëm një udhëtim në historinë e arsimit shqiptar të kohës, por ngjall interes për mënyrën e konceptimit, tekstet e përzgjedhura, pjesët e folklorit, fjalët e rralla, proverbat etj.

Shfleto revistën “Edukata e Re”