Shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba, e cila prej vitit 1992 jeton në Itali, vlerësohet me çmimin e parë për librin “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët nuk kanë asnjëherë faj), në konkursin ndërkombëtar letrar “Të bashkuar për ligjshmërinë”. Ky çmim nuk është i pari këtë thriller, pasi në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin “Premio Assoluto Holmes Awards”. Historia e këtij romani nis një fshat të vogël në veri të Shqipërisë dhe në qendër të tij është gjakmarrja. Parathënia e këtij libri në gjuhën italiane është përgatitur nga profesori Matteo Mandala, i cili bën edhe një shpjegim të Kanunit. Ky libër është përkthyer edhe në gjuhës shqipe. Në një intervistë për Radio Tirana ajo flet për këtë çmim dhe krijimtarinë e saj.
Ismete Selmanaj Leba është autore e mjaft veprave të tjera në prozë:  “Due volte stranieri”,“Verginità Rapite”, “L’amore dentro i bunker”, “Tutto, tranne il piacere”, pjesë e antologjisë “Tregime të grave të huaja që jetojnë në Itali”, “Gjembi dhe trëndafilat”, “Kokat e dy lejlekëve të purpurt”.

Mëso më shumë