Kryetari i shoqatës “Assoalbania Piemonte”, z. Artan Sadikaj, tregon në një intervistë për kontributin që ka dhënë kjo shoqatë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë për shkak të pandemisë dhe projektet e këtij grupi. Z. Sadikaj shprehet: “Unë bashkë me anëtarët e tjerë të shoqatës u përpoqëm të japim kontributin tonë. Nuk e harrojmë dot atë që ka bërë ky qytet për ne, për këtë arsye na vjen natyrshëm t’i rikthejmë mikpritjen dhe gatishmërinë që kemi gjetur këtu. Kemi krijuar një grup të bashkuar dhe kjo është forca jonë. Ne i kemi treguar gatishmërinë tonë komunës, për të ngritur një spital nëse do të ishte e nevojshme.”
Kjo shoqatë është gjendur në çdo rast pranë shqiptarëve, sa herë janë përballur me situata të vështira. Ata kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme parash dhe na janë gjendur pranë kur vendi ynë u godit nga tërmeti në nëntor të vitit të kaluar. Edhe tani në situatën e pandemisë ata kanë mbledhur dhe kanë shpërndarë ndihma për më shumë se 50 familje në provincën e tyre.
Shoqata “Assoalbania Piemonte Asti” është një shoqatë që prodhon kulturë. Në ambientet e saj ajo zhvillon kurse të gjuhës shqipe, historisë, gjeografisë, kërcimit, violinës, gjuhës së shenjave (Lingua Lis) dhe pikturës.

Mëso më shumë