NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE

Datë 31.08.2020

Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” konkursin për pozicionin:

Specialist për Digjitimin në Sektorin e Digjitimit, Komunikimit dhe Projekteve pranë QBD-së

Kategoria e pagës për këtë pozicion është IV-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës pë këtë pozicion:

  1. Ndjek krijimin, hartimin dhe përditësimin e faqes së librave elektonikë (e-book), si dhe plotësimin e të dhënave në kohë reale në faqet e Internetit të institucionit;
  2. Mbikëqyr hedhjen e lajmeve të përditshme në faqen zyrtare të QBD-së, dhe njofton rregullisht përgjegjësin apo Drejtorin;
  3. Përgatit librin në formatin e-book, kujdeset për faqosjen dhe paraqitjen grafike;
  4. Kujdeset për dërgimin e letrave elektronike në masë, përpunimin dhe vënien në dispozicion për publikun të librave digjitalë, librave të digjitizuar, si dhe materialeve të tjera digjitale që janë objekt i punës së QBD-së.
  5. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca kompjuterike, dizanjim grafik;

b – Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion;

c – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Jetëshkrimi CV;Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 04.09.2020, pranë Zyrës së Protokollit të QBD-së ose në adresën e e-mailit info@qbd.gov.al

Në datën 04.09.2020, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për t’u futur do të njoftohen individualisht nga QBD për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuritë mbi Ligjin nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”;

– Njohuritë mbi VKM-në nr. 469, date 26.07.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) do të shpallë fituesin në faqen zyrtare. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).