Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja shpall konkursin për pozicionin vakant :

Arkiv/Protokoll pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve mbështetëse.

Kategoria e pagës për këtë pozicion është VII.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

a) Ndjek korrespondencën e QBD-së në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat” në Republikën e Shqipërisë, aktet e tjera nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe rregulloren e QBD-së;
b) Merr në dorëzim dhe dërgon korrespondencën, e cila i drejtohet QBD-së dhe dërgohet prej saj;
c) Kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë dokumenti zyrtar dhe bën shënimet në librin përkatës. Korrespondencës së hyrë, të evidentuar dhe të protokolluar, pasi i vendos vulën përkatëse e përcjell pranë Drejtorit të QBD-së;
d) Merr pjesë në hapjen e dosjeve sipas pasqyrës emërtuese të çeljes së tyre dhe kontrollon vendosjen dhe sistemimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha dokumentet që krijohen dhe vijnë gjatë vitit kalendarik;
e) Bën mbylljen e dosjeve të hapura sipas pasqyrës emërtuese dhe siguron dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumenteve nga protokolli në arkiv brenda tre mujorit të parë të vitit pasardhës;
f) Siguron që dokumentacioni që hyn në institucion të shpërndahet brenda ditës me qëllim që stafi të realizojë detyrat brenda afateve të caktuara duke kryer shënimet në regjistrat apo librat përkatës të dorëzimit;
g) Bën kopje dhe shumëfishim të dokumenteve dhe i shpërndan ato sipas porosisë në destinacionet e caktuara me qëllim njohjen me dokumentacionin nga ana e punonjësit të cilit i adresohet për ndjekje shkresa;
h) Siguron që shkresat e dala nga institucioni të shkojnë në destinacionin e caktuar duke ndërmarrë shënimet përkatëse në librin e postës;
i) Identifikon, indekson, etiketon dhe klasifikon regjistrimet për ruajtjen fizike, me qëllim të lehtësojë aksesin dhe menaxhimin e arkivës;
j) Trajton me konfidencialitet dhe me kujdes maksimal të gjithë korrespodencën që protokollohet dhe dokumentacionin që arkivohet si dhe marrëdhëniet me të tretët brenda dhe jashtë institucionit, duke ruajtur në çdo rast etikën në komunikim;
k) Është përgjegjës për organizimin dhe planifikimin e punës në aktivitetin e arkivës;
l) Mirëmban dokumentet e protokollit (regjistrin e protokollit, librin e postës dhe librat e shpërndarjes së shkresave të brendshme) dhe ia ofron arkivave të institucionit dokumentet për ruajtje, sipas ligjeve në fuqi si dhe rregullores së brendshme të QBD-së;
m) Menaxhon përdorimin e vulës së QBD-së në mënyrë të kujdesshme dhe rigoroze në përputhje me ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat” në Republikën e Shqipërisë dhe rregulloren e QBD-së.
n) Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a – Të zotërojë diplomë të nivelit “ Bachelor” në Shkenca Shoqërore.

b – Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën përkatëse.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

-Jetëshkrimi (CV);
-Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe Sportit dhe listën e notave.
-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperincën në punë);
-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 31.01.2023 në adresën e
e-mailit info@qbd.gov.al:
Në datën 31.01.2023, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e konkurimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të ëebit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja (nëpërmjet adresës së e-mail).