Një njoftim i rëndësishëm për të gjithë mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë👇

📌Shtyhet afati i aplikimit për regjistrim në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare ne diasporë.

📝Sipas njoftimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë, duhet të aplikojnë për t’u regjistruar dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas afateve të ripërcaktuara në këtë njoftim.
Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumenteve është data 30 nëntor 2020.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara në njoftim mund të bëhet në këto mënyra👇

📌Përmes adresës postare: ASCAP, Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

📌Online në faqen zyrtare elektronike të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Kliko në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfcLPuKlR6msHD7UjLLaOWOwu7esf_yAbiPbdnK0I22cVe1Qw/viewform

📌Në adresën elektronike zyrtare të ASCAP-it: sekretaria@ascap.edu.al

Në këtë link ju do të gjeni njoftimin dhe modelin e kërkesës për aplikim👇
https://www.ascap.edu.al/njoftim-per-aplikim-per-regjistrim-ne-regjistrin-shteteror-te-mesuesve-te-gjuhes-shqipe-e-te-kultures-shqiptare-ne-diaspore-2/
Modeli i kërkesës për aplikim është ky👇
https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2019/10/Model-shtojca.pdf