Qendra e Botimeve për Diasporën ka organizuar ditën e sotme në ambientet e saj, një takim lidhur me rezultatet e raportit vjetor dhe ecurinë e punës gjatë këtij viti. Në takim ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, dhe stafi i Qendrës. Pas prezantimit të veprimtarisë vjetore dhe zhvillimeve më të rëndësishme të QBD-së, u diskutua për botimet e reja dygjuhëshe, shpërndarjen e 18 179 teksteve në 22 vende të botës dhe për vizionin dhe projekte të vitit në vazhdim. Në takim u prezantua botimi më i ri i Qendrës së Botimeve për Diasporën, revista letrare “Letra nga Diaspora”.