Takimi i Mësuesve të Diasporës

ftesa e mesuesve 1

Qendra e Botimeve për Diasporën organizon Takimin e Mësuesve nga Diaspora më 14 mars në Tiranë.

Ky aktivitet do të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve të Diasporës dhe vendit amë. Takimi synon diskutimin e procesit të mësimdhënies në Diasporë, ndërtimin e urave të qëndrueshme të komunikimit me mësuesit e Diasporës, si përcjellës të rëndësishëm të gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare te brezat e rinj që jetojnë në mërgatë.

Për të marrë pjesë në këtë takim, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit.