Sot Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Postën Shqiptare përmbylli dërgesën me tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë drejt Polonisë, Ukrainës, Belgjikës, Rumanisë, Çekisë, Sllovenisë. Tekstet për fëmijët dhe mësuesit e Diasporës janë falas dhe kanë pikëmbërritje qytetet kryesore të shteteve përkatëse. Ndërkohë, tashmë kanë mbërritur në destinacion dhe po shpërndahen në ambasadat e konsullatat përkatëse tekstet shkollore për Anglinë, Kroacinë, Turqinë e Greqinë. Vijon pa u ndalur puna edhe për shtetet e tjera…