Ukrainë, mbërrijnë tekstet dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Ukrainë, mbërrijnë tekstet dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Ukrainë, 133 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën arritën tashmë te mësuesit e shkollave shqipe atje, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Librat, të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, kanë mbërritur në Konsullatën e Nderit në Ukrainë dhe do t’u dorëzohen tri klasave të gjuhës dhe kulturës shqiptare, të cilat ndodhen në shkollën e mesme të fshatit Karakurt, rrethi Bolgradsky, rajoni i Odesës dhe 2 klasave në fshatin Divnenskoe dhe rajoni Azov, Priazovye, rajoni Zaporozhye.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Shfleto.