Vëllezërit Prennushi, patriotë e intelektualë shqiptarë

Vëllezërit Prennushi, patriotë e intelektualë shqiptarë

Vëllezërit Prennushi, patriotë e intelektualë shqiptarë
Tre djemtë e Pashko Prennushit: At Karl Prennushi (1886-1940), Rrok Prennushi (1889-1971) dhe Lazër Prennushi (1884-1936).
Intelektuali patriot Lazer Prennushi ka qenë shumë aktiv si intelektual, patriot, komisioner dhe si një ndër koleksionistët e parë të filatelisë shqiptare.
At Karl Pashko Prennushi përmendet në këngën XIX të “Lahuta e Malcis” të At Gjergj Fishtës, e cila ka titullin “Pader Gjoni”, që në fakt është vetë At Karl Prennushi. At Karl Prennushi ishte bashkëpunëtor me françeskanët At Gjergj Fishta, me At Justin Rrota si dhe me At Shtjefën Gjeçovi.
Rroku më i vogli u mor me tregti, ishte konsull i Shqipërisë në Itali dhe bashkë me vëllain e madh Lazrin u bë mbështetje e madhe për shqiptarët që shkonin në Trieste të Italisë.