QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN
Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion i krijuar me VKM-në nr. 469, datë 26.07.2018, që financohet nga buxheti i shtetit dhe organizohet e funksionon në varësi të ministrit përgjegjës për diasporën. QBD-ja është krijuar në zbatim të legjislacionit të ri për diasporën dhe shërben për ruajtjen e identitetit dhe arsimimit për shqiptarët larg vendlindjes.
Misioni ynë
Misioni i Qendrës së Botimeve për Diasporën është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare në diasporë përmes botimit të teksteve shkollore, botimit të librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj. si dhe organizimi dhe mbështetja e veprimtarive edukative, kulturore dhe sociale, që kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

TË REJAT