Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018, “Për diasporën”; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar; Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nr. 65 Prot., datë 06.02.2020; Vendimit nr 2, datë 31.01.2023, të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën “Për miratimin e organizimit të aktiviteteve vjetore për vitin 2023 të Qendrës së Botimeve për Diasporën”, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm, trajnuesit, i cili do të angazhohet për kualifikimin profesional të mësimdhësve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

Kërkesa të përgjithshme:

1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
4. Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se tre vjet;
5. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
6. Të zotërojë programet bazë të kompjuterit;
7. Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.

Kërkesa të veçanta:

1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë me kohë të plotë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë;
2. Të gëzojë gradë shkencore;
3. Të ketë përvojë në hartimin e materialeve mësimore ndihmëse për nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Diasporë;
4. Të ketë eksperiencë pune në mësimdhënie në Diasporë dhe të kenë arritur rezultate të larta në punën e tyre mësimdhënëse;
5. Të jetë autor tekstesh;
6. Të ketë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për zhvillim profesional;

Dokumentet e nevojshme për kandidatin / kandidaten për trajnues, që të pranohen në konkurrim,
duhet të jenë si më poshtë:

1. Jetëshkrimi (CV);
2. Fotokopje e kartës së identitetit;
3. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë;

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 24.03.2023,

ora 14:00.

Dokumentet duhen dorëzuar në adresën e emailit të QBD-së info@qbd.gov.al .
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.

Faleminderit!