Misioni dhe Vizioni

Misioni i Qendrës së Botimeve për Diasporën është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare në diasporë përmes botimit të teksteve shkollore, botimit të librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj. si dhe organizimi dhe mbështetja e veprimtarive edukative, kulturore dhe sociale, që kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.

 

Qendra do të jetë në shërbim të misionit të ministrit të Shtetit për Diasporën në përfaqësimin dhe nxitjen e politikave të bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë shqiptarët, me qëllim fuqizimin dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë.

 

Qendra e Botimeve për Diasporën ka për detyrë:

Zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së prejardhjes si dhe njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulture kombëtare.

 

Qendra e Botimeve për Diasporën:

  • është përgjegjëse për botimin dhe koordinimin e shpërndarjes së teksteve shkollore të miratuara nga Komisioni i Përbashkët për Vlerësimin e Teksteve të Unifikuara (KPVTU);
  • boton edhe literaturë shtesë për komunitetin e shqiptarëve jashtë vendit, që do të ndihmojë në mësimin dhe ruajtjen e qenies kombëtare të diasporës shqiptare, si: libra letrarë dhe joletrarë, libra studimorë, libra për fëmijë etj.

 

Përgatitjen dhe zbatimin e projekteve dhe programeve për mësimin e gjuhës shqipe në distancë nëpërmjet internetit si dhe rrjeteve dhe kanaleve elektronike të komunikimit masiv.

 

Qendra e Botimeve për Diasporën synon:

  • ndërtimin e platformave për mësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e kulturës amtare për diasporën;
  • ndërtimin e platformave për librin elektronik, për një qasje të shtuar të diasporës ndaj letërsisë së shkruar shqiptare.

 

Organizimin dhe mbështetjen e veprimtarive dhe projekteve në ndihmë të përhapjes së gjuhës dhe kulturës amtare në diasporë.

 

Qendra e Botimeve për Diasporën do të ndërmarrë organizimin e seminareve dhe aftësimin e mësuesve; mbështetjen e konferencave dhe seminareve për gjuhën shqipe dhe kulturën amtare; përhapjen dhe promovimin e letërsisë shqipe të krijuesve të diasporës etj.