Monthly Archives: February 2020

Takim dypalësh me Atasheun e Arsimit të ambasadës turke në Qendrën e Botimeve për Diasporën

By |February 24th, 2020|

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa zhvilloi sot një takim me z. Atakan Doğan, Atasheun e Arsimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri për bashkëpunim në realizimin e projektit të platformës dygjuhëshe.

Z. Doğan informoi se mësimi i gjuhës shqipe në Turqi është pjesë e programit shkollor si gjuhë fakultative […]

“Corriere della Sera” në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës”

By |February 24th, 2020|

Një nga synimet e organizimit të Takimi të Shkrimtarëve të Diasporës ishte dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit. Aty gazetarja e “Corriere della sera” Jessica Chia prezantoi projektin më të ri të faqes “Letture” të një prej gazetave më të mëdha në Ballkan dhe Europë, përmes së cilës synohet promovimi i autorëve të Ballkanit […]

Fjala e Gazmend Kapllanit në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës

By |February 24th, 2020|

Diskutimi për shkrimtarët e diasporës ka kuptim vetëm nëse kemi guximin mendor të rilidhemi me të kaluarën tonë dhe të rikujtojmë se ne jemi një nga popujt me diasporak dhe shtegtarë të Ballkanit dhe Europës.

Në fakt vetë ideja e Shqipërisë si ideal bashkëkohor lindi “jashtë saj”, në Itali tek Arbëreshët. Ai ideal u kthye ne platformë […]

Zhvillohet seanca dëgjimore në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”

By |February 18th, 2020|

Sot, në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin” u zhvillua seanca dëgjimore me pjesëmarrjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe drejtoreshave ekzekutive: znj. Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD), znj. Elona Bano nga Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) si dhe znj. Blerina Turdiu nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e […]

Qendra e Botimeve për Diasporën takim me mësuesit në Itali

By |February 10th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve në Itali organizuan takimin e parë në Rexhio Emilia (Reggio Emilia) me mësuesit e gjuhës shqipe. Më datë 7 shkurt Drejtoresha e Qendrës së Botimeve znj. Mimoza Hysa si dhe drejtuesja e Lidhjes së Mësuesve në Diasporë znj. Ariana Kosova morën pjesë në një […]