
Në përvjetorin e 6-të të krijimit të Qendrës së Botimeve për Diasporën, bëjmë publike rezultatet e Anketës së organizuar me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, duke shprehur mirënjohjen për besimin dhe vlerësimin e punës sonë!
Ky përvjetor është një moment reflektimi, por edhe angazhimi për cilësi më të lartë dhe mbështetje më të madhe në vazhdim!
Çfarë tregoi anketa me mësuesit e diasporës?
Tekstet mësimore
- 82.4% e mësuesve i përdorin rregullisht tekstet e QBD-së
- 86.3% i vlerësojnë si të përshtatshme për nxënësit
Materialet ndihmëse
- 68.3% i përdorin në mënyrë të rregullt
- 70% i konsiderojnë shumë të dobishme
Mbështetja nga QBD-ja
- 75.5% ndihen të mbështetur (plotësisht ose pjesërisht)
- 91.3% ndihen të dëgjuar dhe të përfshirë në komunikim
Shpërndarja e teksteve
- 60% e vlerësojnë procedurën si efektive
Trajnimet për mësuesit
- 96.5% i vlerësojnë si shumë të dobishme
Por vetëm 36.5% kanë pasur mundësi të marrin pjesë – një sinjal ky për përmirësim!
Ndikimi i QBD-së në mësimdhënie (2019-2025)
- 78.2% mendojnë se ka pasur ndikim pozitiv në klimën e mësimdhënies
- 85.9% theksojnë sigurimin e teksteve si ndihmën më të madhe të ofruar
Faleminderit mësuesve të diasporës!
Kontributi juaj është i paçmuar për ruajtjen e gjuhën, identitetit dhe trashëgimisë sonë në brezat që rriten jashtë vendit.
Qendra e Botimeve për Diasporën mbetet e përkushtuar për të qënë pranë jush me më shumë botime cilësore, si dhe më shumë bashkëpunim.