Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018, “Për diasporën”, i ndryshuar; Ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”,
i ndryshuar; Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm me
nr. 65 Prot., datë 06.02.2020; dhe Urdhrit nr. 29, datë 18.05.2026, “Për bashkëpunëtorë të jashtëm për projektin “Botimi dygjuhësh i tekstit “Mësojmë shqip-Tungjatjeta për pozicionin përkthyes dhe ilustrator”shpalljen e pozicionit vakant” me nr. 32/7 Prot., datë 18.05.2026, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm, ilustrator, për projektin “Botimi dygjuhësh i tekstit ‘Mësojmë shqip-Tungjatjeta!’, Niveli A1, që do të realizojë ilustrimet e këtij teksti didaktik.

 

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme.

Kërkesa të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se tre vjet;
  • Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.
Kërkesa të veçanta:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin / profilin përkatës;
  • Të ketë përvoja të mëparshme në ilustrimet e librave për fëmijë;
  • Të ketë njohje të programeve kompjuterike të dizajnit;
  • Të ketë përvojë të dokumentuar në dizajn dhe ilustrim për tekste mësimore;
  • Të ketë njohje të parimeve pedagogjike në ndërtimin e materialeve për nivel fillestar;
  • Të ketë aftësi për të krijuar ilustrime të qarta, funksionale dhe të përshtatshme për kontekst shumëgjuhësh;
  • Të paraqesë një portofol profesional me punë të mëparshme në fushën e botimeve didaktike.
  • Të paraqesë një draft ide për ilustrimet e Mësojmë shqip-Tungjatjeta!’, Niveli A1, duke gjetur zgjidhje të përshtatshme për të përmbushur kërkesat e botimit, si dhe duke zhvilluar ide dhe koncepte krijuese.
Dokumentet e nevojshme për kandidatin/kandidaten për ilustrator, që të pranohet në konkurrim, duhet të jenë si më poshtë:
  1. Jetëshkrimi (CV);
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë;
  4. Një draft ide për ilustrimet e këtij teksti.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 02.07.2026.
Dokumentet duhen dërguar në adresën e emailit të QBD-së: info@qbd.gov.al.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.