FTESË PËR KONKURRIM PËR BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM EKSPERT/TRAJNUES PËR SEMINARIN “FJALA SHQIPE NË GJUHË TË HUAJ”, NË KUADËR TË PROJEKTIT “REZIDENCA E PËRKTHYESVE”

Në mbështetje të Vendimit nr. 469, datë 26.07.2018, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar; Vendimit nr. 4, datë 11.09.2026, të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën “Për miratimin e projektit Seminari ‘Fjala shqipe në gjuhë të huaj’, në kuadër të projektit ‘Rezidenca e Përkthyesve’”, protokolluar me tonën me nr.159, datë 11.09.2026; nenit 2, pika 2 të “Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm” me nr. 65 Prot., datë 06.02.2020, si dhe bazuar në kërkesën me nr.179 Prot., datë 22.09.2026, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm eksperti / trajnuesi, në kuadër të zbatimit të Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”.

 

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e mësuesisë dhe gjuhës shqipe;
  • Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë profesionale në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor;
  • Të ketë përvojë të dëshmuar në zhvillimin e proceseve mësimore ose trajnimeve;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të mos jetë në ndjekje penale;
  • Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike dhe mjetet digjitale të mësimdhënies;
  • Të ketë njohuri të thelluara mbi gjuhën shqipe;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup;
  • Pjesëmarrja në projekte kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe botimet ose publikimet shkencore në fushën përkatëse përbëjnë avantazh.

 

Kërkesa të veçanta:

  • Të zhvillojë procesin e trajnimit në përputhje me programin dhe objektivat e Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”;
  • Të hartojë dhe të zbatojë metoda bashkëkohore të trajnimit, të përshtatura sipas grupmoshave të pjesëmarrësve;
  • Të përgatisë materiale didaktike dhe edukative për zhvillimin e trajnimit;
  • Të përgatisë dhe të përdorë materiale, prezantime, ushtrime praktike dhe mjete të tjera didaktike në funksion të objektivave të trajnimit;
  • Të bashkëpunojë me koordinatorët, ekspertët dhe stafin organizativ për mbarëvajtjen e programit;
  • Të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të programit për promovimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste shumëgjuhëshe dhe ndërkulturore;
  • Të respektojë afatet, programin ditor dhe rregullat organizative të Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”.

 

Dokumentet e nevojshme për kandidatin/kandidaten, që të pranohet në konkurrim, duhet të jenë si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi (CV);
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 05.10.2026.

Dokumentet duhen dërguar në adresën e emailit të QBD-së: info@qbd.gov.al.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.