Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18/04/2018, i ndryshuar, “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018, i ndryshuar, si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja shpall konkursin për pozicionin vakant :

Specialist për Hartimin dhe Zbatimin e Projekteve.

Kategoria e pagës për këtë pozicion është IV- 2.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

a) Grumbullon informacion të plotë rreth shpalljeve të thirrjeve për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me fushën e veprimit të QBD-së dhe informon për to eprorin;

b) Ndihmon në përcaktimin e qëllimit dhe objektivave të projektit, si dhe hartimit të tij nën mbikëqyrjen dhe miratimin e eprorit;

c) Përgatit dosjen e aplikimit për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare nën mbikëqyrjen dhe miratimin e eprorit;

d) Monitoron performancën e projektit duke përdorur mjetet dhe teknikat e duhura;

e) Përgjegjëse për shkrimin, formulimin dhe për ngritjen e partneritetit të projekteve propozimeve në bazë të thirrjeve të ndryshme që janë me interes për Istitucionin;

f) Përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe implementimin e projekteve;

g) Mbikëqyr dhe asiston punën e stafit teknik dhe menaxherëve të jashtëm të kontraktuar në funksion të projekteve;

h) Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të Projekteve dhe Partnerëve;

i) Ka pergjegjësinë e kontrollit të çdo raporti narrativ dhe financiar të partnerëve të përfshirë në projekte, përpara firmosjes së tyre nga Drejtuesi i Projektit;

j) Përgatit, dorëzon për miratim dhe monitoron nën-kontraktimin, sipas procedurave gjatë zbatimit të projektit;

k) Pregatit dokumentacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar si dhe nga strukturat e tjera të ngritura në funksion të projekteve;

l) Çdo detyrë tjetër që mund të ngarkohet në funksion të mbarëvajtes së mirë të projekteve me urdhër të Drejtorit;

m) Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-se në perputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij;

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a – Të zotërojë diplomë të nivelit “ Master”.

b – Të zotërojë gjuhën angleze (certifikatën Toefl).

c – Një gjuhë tjetër e BE-së përbën avantazh.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

-Jetëshkrimi (CV);

-Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë  të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe listën e notave.

-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperincën në punë);

-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 06.11.2026 në adresën e e-mailit info@qbd.gov.al:

Në datën 06.11.2026, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.

Totali i pikëve  për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

 

Totali i pikëve  për këtë vlerësim është 40 pikë.

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e konkurimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të web-it. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja (nëpërmjet adresës së e-mail).