Këshilli Koordinues
I BOTIMEVE PËR DIASPORËN
Bazuar në VKM-në nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës
së Botimeve për Diasporën”, të ndryshuar, pranë QBD-së funksionon Këshilli Koordinues i Botimeve
për Diasporën, si organ vendimmarrës për çështjet e botimeve dhe aktiviteteve për diasporën.
Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën është organ kolegjial, i përbërë nga 5 (pesë) anëtarë,
i cili ka përfaqësues nga:
a) ministria përgjegjëse për arsimin, dy anëtarë;
b) ministria përgjegjëse për punët e jashtme, një anëtar;
c) Akademia e Shkencave e Shqipërisë, një anëtar;
d) Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, një anëtar.
Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën ka këto kompetenca:
a) Shqyrton kërkesat për botime për diasporën.
b) Miraton programet e botimeve të QBD-së, në përputhje me dokumentet strategjike për
marrëdhëniet me diasporën.
c) Shqyrton dhe miraton propozimet e QBD-së për botimin e teksteve të tjera e të materialeve
plotësuese për diasporën, të cilat i njoftohen ministrisë përgjegjëse për arsimin.
ç) Shqyrton dhe miraton propozimet e QBD-së për përcaktimin e kostove të teksteve e të
materialeve plotësuese për diasporën, të cilat i njoftohen ministrisë përgjegjëse për arsimin.
d) Planifikon shpërndarjen e teksteve e të materialeve plotësuese të botuara nga QBD-ja.
dh) Merr vendime për çështje të tjera, që lidhen me veprimtarinë e QBD-së.
Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën është i përbërë nga:
Znj. Voltisa Bleta, Ministria e Arsimit dhe Sportit (kryetare);
Znj. Anila Ferizaj, Ministria e Arsimit dhe Sportit (anëtare);
Znj. Enkeleda Riza, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (anëtare);
Znj. Evalda Paci, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (anëtare);
Znj. Brunilda Spahiu, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (anëtare).