Detyrat:
• Botimi i teksteve mësimore dhe materialeve plotësuese, që do t’i shërbejnë mësimdhënies
dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në komunitetet shqiptare të diasporës.
• Redaktimi përfundimtar i teksteve dhe materialeve plotësuese që do të botohen.
• Nxitja e aksesit on-line dhe teksteve të veçanta për diasporën.
• Nxitja e krijimit të platformave digjitale të mësimdhënies dhe të formateve të posaçme për
e-book.
• Përgatitja dhe zbatimi i projekteve dhe programeve për mësimin e gjuhës shqipe në distancë
nëpërmjet internetit si dhe rrjeteve e kanaleve elektronike të komunikimit masiv.
• Sigurimi i teksteve mësimore për diasporën, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara.
• Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së prejardhjes,
si dhe njohjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore kombëtare.
• Organizimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe projekteve në ndihmë të përhapjes së gjuhës
dhe kulturës amtare në diasporë.
• Mbulimi i shpenzimeve për shpërndarjen e teksteve mësimore e të materialeve plotësuese
deri në misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit.