NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM
Kërkohet 1 (një) përkthyes letrar për përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane
të vëllimit me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit Dritëro Agolli
Në zbatim të Ligjit nr.16/2018 “Për diasporën”; Ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”; VKM-së nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar; Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nr. 65 Prot., datë 06.02.2020; Urdhrit nr. 18, datë 31.03.2023, “Për shpalljen pozicioneve vakante për bashkëpunëtorë të jashtëm (përkthyes letrarë)”, me nr. 8/2 Prot, datë 31.03.2023, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm, përkthyes letrar për përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane të vëllimit me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit Dritëro Agolli.
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
Kërkesa të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vjet;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të zotërojë programet bazë të kompjuterit;
- Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.
Kërkesa të veçanta:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin / profilin përkatës dhe të jetë i pajisur me diplomë;
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe i gjuhës gjermane;
- Të ketë përvoja të mëparshme të ngjashme në fushën e përkthimeve letrare nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane (të dokumentuara);
- Të ketë veprimtari të spikatur në fushën e letrave.
Dokumentet e nevojshme për kandidatin / kandidaten për përkthyes letrar, që të pranohet në konkurrim, duhet të jenë si më poshtë:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kontributin në fushën e përkthimeve letrare nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 21.04.2023, ora 14:00.
Dokumentet duhen dorëzuar në adresën e emailit të QBD-së .
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.